Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se opozita nuk bën gjë tjetër veçse monolog me veten. Balla tha se qeveria do të vazhdojë me reformat e saj.

“Siç po e ndiqni jemi në kushtet që përballë kemi një opozitë e cila në pamundësi për të organizuar mitingje apo protesta të suksesshme ka kaluar në një model tjetër të paparë në ndonjë vend të botës protestë-miting në parlament ku nuk është mënyra më e mirë për të bërë miting të çuditshëm, mongol sepse kasta vetë flet dhe vetë dëgjon.

Në do vijojmë më tej reformat dhe do bëjmë detyrën si Kuvend i Shqipërisë. edhe sot miratuam disa vendime të rëndësishme. Në përpjekjen për të shpjeguar se çfarë po miratonte Kuvend me gjithë zhurmën që bënte kryetari i opozitës, dua t’ju informoj se për të gjithë shqiptarët që jetojnë jashtë vendit dhe përbëjnë diasporën se sot kemi miratuar krijimin e fondit për shqiptarët e diasporës ku çdo shqiptar/e që jeton jashtë të marri pjesë të kontribuojë për projekte filantropike për të zhvilluar sektorë socialë të rëndësishëm. Sot dua t’ju informoj se me krijimin e Ministrisë së Diasporës janë bërë hapa të rëndësishme. Pas 27 vitesh kemi miratuar ligjin për diasporën.  Në turet e llogaridhënës po japim llogari për shqiptarët që jetojnë jashtë dhe do japin llogari në çdo cep që jetojnë shqiptarët. Ka një përpjekje të opozitës për të dalë jashtë interesave të atdheut”

tha Balla

.

/tvklan.al