S’kishte dhunë në protestë, policia respektoi protokollet

Shumica nuk i vlerëson si dhunë policore përplasjet në protestën e Aleancës për Mbrojtjen e Qytetarëve, mëngjesin e 17 Majit, gjatë shembjes së godinës së Teatrit Kombëtar.

Taulant Balla, më shumë si protestën e artistëve, e sheh si protestën e opozitës jashtë parlamentit, që sipas tij, po e përdorin për kredo politike këtë çështje.

Ankimimi në Gjykatën Kushtetuese nga presidenti për ligjin special për ndërtimin e teatrit të ri, për Ballën është nul, tani që ligji s’ka më fuqi.

Kur flet për Reformën Zgjedhore nuk pranon të komentojë propozimin e Ambasadores së SHBA, për adoptimin e sistemit danez, por thotë se mazhoranca kërkon dakordësi me opozitën.

Opozitës i kërkon që të mos ndikohet nga çështje lokale, siç e vlerëson ai çështjen e teatrit dhe të kthehet në tryezën e Këshillit Politik, ndërsa i kujton se kjo reformë është edhe kusht i BE për çeljen e negociatave.

Tv Klan