Diplomatët e BE dhe OSBE kanë nisur lobimin për miratimin sa më shpejt të Reformës Zgjedhore.

Pas një takimi që patën dje me kreun e PD-së, Basha sot ambasadori, Luigi Soreca takoi kreun e grupit parlamentar socialist Taulant Balla.

Balla i kërkoi opozitës ta miratojnë sa me parë draftin ku janë te përfshira sipas tij edhe kërkesat e saj për votimin dhe numërimin elektronik si dhe vota e emigranteve.

Balla shpreh gjithashtu gatishmërinë e mazhorancës për ngritjen e komisionit hetimor për veprimtarinë e DSIK- së pas kërkesës së opozitës.

Tv Klan