Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste Taulant Balla ka kallëzuar në Prokurori edhe nënkryetarin e PD, Edi Paloka dhe deputetin Enkelejd Alibeaj.

Balla i ka paditur dy zyrtarët demokratë për “shpërdorim detyre” dhe “fyerje” në lidhje me rastin e Xhisiela Malokut, 25-vjeçares që fillimisht ka kallëzuar për dhunë Rexhep Rrajën, djalin e deputetit socialist Rrahman Rraja, por më pas e ka tërhequr paditë duke nënvizuar se gjithçka e kishte bërë për arsye xhelozie.

Padia vjen vetëm pak ditë pasi ai ka kallëzuar edhe kreun e demokratëve, Lulzim Basha sidhe ish-oficerin Emiliano Nuhu, i cili e akuzonte Ballën se sëbashku me Rrahman Rrajën e kishin kërcënuar për të mbyllur rastin e Xhisielës.

Por me anë të një reagimi në rrjetet sociale, Alibeaj tha “loja me padi është e dalë boje”. “

Inflacioni me padi apo show në prokurori nuk e shpëton dot Taulant Ballën nga përgjigja: pse qeveria e tij nuk shfaq çfarë përmbajnë kamerat e Policisë së Fushë Krujës. Përsa kohë qeveria mbulon të vërtetën, Taulant Balla nuk ka pse të ndjehet i fyer, kur ne i kujtojmë se ai ka marrë pjesë në kërcënimin me pistolete në kokë të nënkomisar Emiljano Nuhut

”, tha Alibeaj. /tvklan.al