“Tom Doshin e kemi përjashtuar nga partia”

Mazhoranca fajëson opozitën se po bëhet pengesë për pilotimin e votimit dhe numërimit elektronik.

“Nuk gjej dot arsye të kuptoj se përse Partia Demokratike nuk do që kjo të testohet në Tiranë. Këtë do t’a caktojë KQZ-ja.”

Edhe për mundësimin e votës së emigrantëve, Balla sheh si pengesë mungesën e vullnetit të partive opozitare.

“Nuk kam arritur kurrë të kuptoj përse PD dhe LSI nuk e duan votën e shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit.”

I pyetur për Tom Doshin dhe nëse ai ka influencë në Partinë Socialiste, Balla e shmang një përgjigje të drejtpërdrejt dhe kujton se kandidimi i tij në zgjedhje nuk ka lidhje me PS, e cila do të dalë e vetme në garën e 25 Prillit.

“Pyesni kryetarin e partisë së zotërisë lidhur me këtë.”

Tv Klan