Kreu i grupit parlamentar i PS, Taulant Balla u ka kthyer përgjigje komenteve të deputetëve të opozitës parlamentare, sa i takon raportit të fundit mes qeverisë dhe Presidencës.

Ai tha se komunikimi me institucionin e Presidencës ka qenë i domosdoshëm për dekretimin e ndryshimeve në Kodin Penal, ndërsa shtoi se marrëdhënia mes Presidentit dhe qeverisë nuk ka ndryshuar.

“U morëm një orë në fillim të seancës për xhelozi në kohën e kolerës të marrëdhënies së re me Ilir Metën. Po ua qetësoj unë shpirtrat, nuk ka asnjë marrëdhënie të re dhe as të vjetër me Ilir Metën. Patjetër që në dobi të hyrjes në fuqi të ndryshimeve në Kodin Penal kemi komunikuar dhe me institucionin e Presidencës për të mos zgjatur procedurën”, u shpreh Balla. /tvklan.al