Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, ka shprehur mirënjohjen për opinionin final në lidhje me emërimet e gjyqtarëve në Gjykatën Kushtetuese. Përmes një postimi në rrjetet sociale ai thotë se Vettingu dhe Reforma në Drejtësi nuk kanë kthim pas.

Raporti i fundit i “Venecias” sipas tij ka sjellë zgjidhjet e duhura për çështjet e kërkuara.

“Propozimet e nevojshme për ndryshimet ligjore të bazuara plotësisht në sugjerimet e vyera të “Venecias” do të përgatiten me kujdes dhe pa humbur shumë kohë”, shkruan Balla.

Në opinionin e publikuar këtë të premte, Komisioni i Venecias justifikon pezullimin i zgjedhjes së anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga Presidenti Meta në datën 5 Nëntor, si një mekanizëm zhbllokues kur ka veprime dashakeqe nga aktorë të tjerë në proces.

Sipas Venecias, Presidenti ka qenë i justifikuar sinë pezullimin e zgjedhjes së tij, ashtu edhe në refuzimin për të kryer ceremoninë e betimit të Arta Vorpsit.

Kjo çështje u dërgua në “Venecia” nga ana e Kuvendit, por edhe nga ana e Presidentit Meta. Ndërkohë më tej thuhet se situata mundë të zgjidhet vetëm nëpërmjet dialogut ndërinstitucional konstruktiv dhe bashkëpunimit mes palëve./tvklan.al