Balla: Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë, askush nuk e merr dot peng

Balla: Reforma në Drejtësi duhet të vazhdojë, askush nuk e merr dot peng

13:10 20/05/2020

Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, në një deklaratë për mediat i ka bërë thirrje opozitës që të vijojnë takimet dhe mbledhjet për Reformën Zgjedhore.

Balla tha se brenda Qershorit do duhet të miratohet transpozimi i plotë i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, ndërsa theksoi se për Shqipërinë duhet të jetë domosdoshmëri dhe vetëdije politike dhe se askush nuk duhet ta marrë peng.

“Shpresoj që çështjet komunale të mos afektojnë qasjen institucionale të opozitës. Nëse opozita kushtëzon ndërtimin e një rruge, stadiumi apo Teatri me qasjen institucionale në marrëdhëniet kontraktuale me kushtetutën e vendit, duhet të jetë vetëdije politike për  çdo lider politik, pasi  duhet që brenda Qershorit të kemi miratuar propozimet e ODIHR. Këtë gjë nuk e merr peng askush, ne duhet të marrim të gjitha rekomandimit e OSBE/ODIHR dhe t’i miratojmë”, u shpreh Balla. /tvklan.al

Të ngjashme

Grupi

Kallezo