Socialistët nuk po e diskutojnë opsionin e shtyrjes së zgjedhjeve lokale. Në përgjigje të deklaratave të aleatëve të demokratëve që duke sjellë precedentin e zgjedhjeve të pjesshme lokale në Kavajë në 2017 kërkojnë që zgjedhjet mos zhvillohen në 30 Qershor, Kreu i grupit kuvendor socialist Taulant Balla, thotë se një skenar i tille është i pamundur dhe e panegociueshme data e zgjedhjeve.

“Data e zgjedhje nuk vendoset nga partitë politike, po nga Kushtetuta, askush nuk mund ti vendosë kushte PS sepse nuk mund ti vendos kushtet shqiptareve. Kushtet që tentojnë të ndërpresin Reformën në Drejtësi  mandatin legjitim të Kuvendit apo qeverisë nuk merren në konsideratë”.

Balla është kategorik dhe sa i takon çështjeve që socialistët nuk mund të dialogojnë me opozitën.

E ndërkohë socialistët e kanë nisur edhe pse jo zyrtarisht fushatën zgjedhore. Në Pogradec, Balla ju prezantoi strukturave të PS kandidaturën per kryetar bashkie Ilir Xhakollin, aktualisht deputet i qarkut të Korçës.

Tv Klan