“Të mos zvarritet më tej çështja”

Kuvendi i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Tiranës që dosjen CEZ që po gjykohet prej afro 4 vitesh, t’i kalojë për kompetencë SPAK-ut.

Kreu i grupit parlamentar socialist Balla akuzon organet e drejtësisë për zvarritje të hetimit dhe gjykimit të kësaj çështje.

Katër vite më parë, mazhoranca socialiste ngriti një Komision Hetimor për çështjen e privatizimit të kompanisë së Operatorit të Sistemit të Shpërndarjes së Energjisë nga kompania çeke CEZ.

Raporti i këtij komisioni u votua me 74 vota dhe ku akuzoheshin për abuzime dhe afera korruptive një sërë zyrtarësh të lartë të qeverisë së PD.

Tv Klan