Nga Athina, Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla u ka bërë thirrje bashkatdhetarëve shqiptarë në Greqi që ende nuk kanë tërhequr zarfin e votimit, ta bëjnë atë pa humbur kohë. 

“Tani ajo që na duhet dhe që duhet nga secili prej jush është që ata që nuk e kanë tërhequr ende të lidhen menjëherë dhe të shkojnë ta marrin vetë zarfin me fletën e votimit,” theksoi Balla, duke nënvizuar se koha është vendimtare për të garantuar që çdo votë të mbërrijë në Shqipëri brenda afatit, ora 19:00 e datës 11 Maj 2025”, tha Taulant Balla.

Teksa e cilësoi historik votimin e diasporës, Balla u kërkoi që votën ta hedhin për PS-në dhe Edi Ramën.

“Për t’i dhënë Edi Ramës dhe Partisë Socialiste një fitore si asnjëherë tjetër, falë votës tuaj, falë votës së diasporës”, tha Taulant Balla. 

Po ashtu Balla u bëri thirrje emigrantëve që e kanë tërhequr fletën e votimit ta dorëzojnë menjëherë në pikat postare të DHL, ose të nënkontraktorëve të saj, në mënyrë që të sigurohet mbërritja në kohë e votës në Shqipëri për numërim më 11 Maj.

Klan News