Balliu në formacionin e vitit – TV KLAN

Balliu në formacionin e vitit

Zgjidhet në ekipin ideal të Ligue 2

Ivan Balliu duket se e meritoi vëmendjen e tifozëve në sezonin që sapo mbyll në Ligën e Dytë Franceze. Futbollisti i Kombëtares u përfshi në formacionin ideal të votuar nga ndjekësit e kanalit Beinsport.

Në ekip janë më shumë lojtarë të Metz, ku u aktivizua dhe Ivan Balliu. Kjo skuadër siguroi ngjitjen në Ligën e Parë, duke e mbyllur në vendin e parë kampionatin ku kontribut dha edhe Balliu.

Mbrojtësi i krahut vendosi që të mos rinovojë me Metz. Ai u aktivizua për 4 sezone në Francë. Ivan Balliu po kërkon një aventurë të re. Karriera e tij nisi me Barcelona B, pasi u formua te akademia e klubit katalanas.

Tv Klan

Kategori
SportTe funditTë gjitha
0 Komente

Përgjigju

*

*





Emisione