Ekipi kosovar triumfon në fushën e Sivaspor

Ballkani arriti fitoren e parë në grupet e Konferencë Ligës. Ekipi kampion i Kosovës mundi Sivasporin me rezultatin 4 – 3 në takimin e javës së tretë që u zhvillua të enjten në Turqi.

Një përballje e luftuar e vendosur në çastet e fundit me golin e Krasniqit.  Kjo fitore e çon Ballkanin e drejtuar nga Ilir Daja në kuotën e 4 pikëve, duke shpresuar për turin e ardhshëm të Konferencë Ligës.

Tv Klan