Kreu i PD takim me kryetarin e Komunës së Bujanovcit

Në të njëjtën ditë që kryeministri firmoste për “ Ballkanin e hapur”’ me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç, kryetari i opozitës u takua me kreun e Komunës së Bujanovcit, Nagip Arifin, për të akuzuar Serbinë se po shkel të drejtat e shqiptarëve që jetojnë në komunat serbe.

“Në këtë korrik të nxehtë të nxehta mbeten problemet e mëdha të mbartura prej vitesh për shqiptarët e luginës së Preshevës ku do të vlerësoja spastrimin që po i bëhet komunës së Preshevës”.

E sa i takon nismës për lëvizjen e lirë për qytetaret dhe mallrat të zyrtarizuar me marrëveshjet e nënshkruara mes Ramës, Vuçiçit dhe Zaevit, Basha e komenton më shume si shoë propogandistik pasi për të lëvizja e lirë duhet të jetë gjithëpërfshirëse.

“Në atë takim nuk e di se çfarë po bëjnë dhe po prodhojnë përveç fotografive. Pozicioni është ai që ka qenë. Duhet ti japim fund hipokrizisë, lehtësimi i lëvizjes së lirë është një përparësi një synim dhe kërkesë e të gjitha proceseve ku janë të përfshira vendet e Ballkanit Perëndimor. Kanë dëshirë për protagonizëm dalin e bëjnë fotografi në këto ditë vere të nxehta, po kthehet në alibi  dhe ngecje në vend të objektivave që duhet të ketë secili nga shtetet në rajon, duke filluar me njohjen e ndërsjellë të republikës së Serbisë dhe të Kosovës. PD e mbështet dialogun mes dy vendeve. Të na kursejnë një film të parë e të stërparë, që nuk po prodhon gjë për qytetarët”.

Kreu i Komunës se Bujanovcit që gjatë ditës ka zhvilluar një takim dhe me ministrin Pandeli Majko thotë se kërkon ndihmën e Tiranës për të ndërhyrë për të ndalur spastrimin etnik.

Tv Klan