Kamberi: Vuçiç luan me dy standarde



Kamberi: Vuçiç luan me dy standarde

11:34 23/10/2021

Mbështet “Ballkanin e hapur”, por kërkon edhe “Serbinë e madhe”

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar i Luginës së Preshevës në parlamentin serb ka akuzuar presidentin Aleksandër Vuçiç për standarde të dyfishta lidhur me nismën “Open Balkan”. Nga Shkodra, Kamberi tha se Serbia po luan rol destabilizues duke cënuar paqen në rajon, pasi paralelisht me këtë nismë Vuçi këkron të realizojë edhe projektin e Serbisë së madhe.

“Ka dy standarde në qasjen e presidentit Vuçiç, ai po luan rrolin e paqebërësit, duke lidhur marrëveshje bilateral e trilaterale, për të qenë lider i paqes, por nga ana tjetër përmes ministrave të tij, e veçanërisht atij të policisë që është një fashist ai ka nisur projektin e “botës serbe” dhe duke e parë se nga vjen ky projekt, mund të them se këto dy projekte janë në kundërshtim me njëri-tjetrin, pasi të mbyllësh kufijtë për pakicat shqiptare që jetojnë në Serbi dhe të hapësh kufijtë për serbët që jetojnë në rajon janë aspirata territoriale. Serbia po luan rolin e destabilizuesit  dhe cënuesit të paqes në rajon.”

Mosnjohja e kufijve të shtetit të Kosovës nga Serbia sipas Kamberit pengon integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në familjen evropiane. Ai kërkoi nga Kosova dhe Shqipëria që të hartojnë një program të veçantë për të ndihmuar Luginën e Preshevës, duke thënë se Beogradi në asnjë rast nuk ka dëshmuar vullnet politik për t’i zbatuar 3 marrëveshjet e nënshkruara nga viti 2001.

Tv Klan








Të ngjashme