Kryeministri i Holandës Mark Rutte mbështet nismën e Ballkanit të Hapur mes vendeve të rajonit.

Në një konferencë për shtyp së bashku me Kryeministrin Edi Rama nga Amsterdami, Rutte u shpreh se Ballkani i Hapur do të ndikojë edhe në përshpejtimin e procesit të anëtarësimit të Shqipërisë në Bashkimin Europian.

Rutte vlerësoi edhe Kryeministrin Edi Rama, si liderin më me përvojë në Ballkanin Perëndimor.

“Për nismën Ballkani i Hapur, gjithçka që mund të bëhet dhe Edi Rama është një nga udhëheqësit më me përvojë në rajon dhe e kemi diskutuar gjatë se çfarë po ndodh në rajon. Po kështu edhe brishtësinë ndonjëherë të vendeve të rajonit, mendoj se nën udhëheqjen e tij fakti që kjo nismë ka ecur përpara, është tejet pozitive. Unë do të përgëzoja dhe do të rekomandoja çdo lloj platforme që bënë vendet të diskutojnë si diçka pozitive dhe kjo është mënyra për shumë vende në Ballkanin Perëndimor që të diskutojnë çështjet e interesit të përbashkët dhe mendoj që ideja është për të ecur në një zonë të lirë tregtare midis vendeve dhe kjo në vetvete do të ndikojë në mënyrë të jashtëzakonshme për çeljen e negociatave, çka nënkupton që përshpejton procesin e anëtarësimit dhe ndihmon për t’u siguruar që tensionet të mos bëhen të papërballueshme dhe kjo kërkon lidership. Jo se e kam në krah, por po të shihni rajonin për momentin drejtuesi më me përvojë që ka marrëdhënie të mira me të gjithë është ky burri që ka ditëlindjen sot”, deklaroi Kryeministri holandez Rutte. /tvklan.al