Linja të posaçme për kamionët nga RMV, Shqipëria dhe Serbia

Në pikën kufitare në Tabanovc, kamionët kalojnë kontrollet policore dhe doganore për më pak se 4 minuta, ndërsa i gjithë procesi i verifikimit dhe lëshimit nuk zgjat më shumë se gjysmë ore. Kështu deklaruan kryetarët e Odave ekonomike të Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë pas takimit të punës në pikën kufitare Tabanovc, të cilët nënvizojnë se tendenca e kësaj nisme është qarkullimi i lirë.

Marko Çadezh: Përparësia e ‘Ballkanit Të Hapur’ nuk është ajo që kamionët nuk do presin gjatë ose aspak, por bashkëpunimi mes të tre vendeve lidhur me furnizimin e ushqimit dhe sigurisë së saj, furnizimit me produkte ushqimore bazë. Është punë e madhe të mos mendojmë nëse kemi vaj, miell, sheqer ose drithëra, pasi secili prej nesh ka diçka. Nëse jemi pajtuar që të ndihmojmë, këtë edhe do ta bëjmë. Lidhur me ushqimin që vërtet është problem dhe çmimin e tregut që u bë pas sasive që vinin nga Rusia, Ukraina, Bjellorusia, kur është në pyetje “Ballkani i Hapur” rezultatet shihen- qytetarët e vendeve tona nuk duhet të mendojnë për punë për të cilat shumë vende duhet patjetër të mendojnë.

Ata paralajmëruan se së shpejti, do të vendosen tabela dhe linja të posaçme për kamionët e Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë dhe Serbisë, në të dy vendkalimet në Tabanovcë dhe Qafthanë.

Zoran Jovanovski: Të gjitha palët e përfshira janë jashtëzakonisht konstruktiv, tani tashmë në të dyja kalimet mund të shihen tabela, linja të veçanta për kamionë të të trija vendeve, së bashku me të gjithë atë që është lehtësim në procedurat doganore, verifikimet fitosanitare, operatorët e veçantë  dhe përgatitjet që përfitojnë,  po krijohet një klimë që ai bashkëpunim rajonal ekonomik të maksimalizohet.

Sipas të dhënave të Odave Ekonomike, vendkalimi kufitar Tabanovcë-Preshevë është vendkalimi më i shpejtë për mallrat midis tre vendeve. Brenda ditës aty kalojnë rreth 600 kamionë, kurse gjatë vitit të kaluar numri i përgjithshëm ka qenë 22.000 kamionë.

Tv Klan