Nismën Ballkani i Hapur, Kryeministri Edi Rama e konsideron si mënyrën për të mirë që rajoni të zhvillohet. Këtë gjë, kreu i qeverisë shqiptare e theksoi edhe gjatë fjalës së tij në Asamblenë e OKB-së, ku u shpreh se mesazhi që jep Ballkani i Hapur është që nuk është e nevojshme që vendet të bien dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët.

“Kthejeni nga të doni këtë rajon dhe do të gjeni shumë benzinë për ndezjen e ndasive. Por ne kemi kuptuar që mënyra më e mirë për të ecur përpara është ta bëjmë së bashku. Kjo na bëri bashkë me Maqedoninë e Veriut dhe Serbinë për të krijuar nismën e Ballkanit të Hapur për të gjitha vendet e Ballkanit, për Malin e Zi, Kosovën, Bosnjen, Greqinë, Turqinë e më tej. Mesazhi më i mirë është që nuk është e nevojshme të biesh dakord për gjithçka për të lënë pas të shkuarën e errët.

Duke forcuar marrëdhëniet e saj me Serbinë, Shqipëria as nuk ka lëvizur e as nuk do lëvizë nga qëndrimi i palëkundur për mbështetjen që çdo vend të njohë Republikën e Kosovës. Është koha që Kosova dhe Serbia të lëvizin përtej ngërçit në dialogun aktual. Dialogu nuk është vetëm rruga më e mirë, por e vetme dhe e patjetërsueshme dhe mbetem i bindur që Ballkani i Hapur do të lehtësojë këtë proces”,  deklaroi Kryeministri Edi Rama. /tvklan.al