Moti i keq ka shënuar viktimat e para në Itali, ku të paktën 3 persona kanë humbur jetën. Dy të moshuar u goditën nga një mur që u shemb si pasojë e erës së fortë, ndërsa viktima e tretë është një 45-vjeçar. Makina e tij u godit nga një pemë e rrëzuar në rrugë.

Era e fortë mbetet shqetësimi kryesor edhe për anijet në jug të Italisë.

Në Kroaci shpejtësia e erës arriti nivele rekord prej 176 km/h. Stuhia “Bura” bllokoi dhjetëra linja tragetesh në Kroaci.

Edhe Maqedonia është pushtuar nga reshjet e dëborës. Në disa zona të vendit fqinj, temperatura minimale arriti në -9 gradë celcius. Në Kosovë gjithashtu fundjava ka mbërritur me reshje dëbore dhe temperatura të ulëta.

Me situatë emergjente po përballet edhe Greqia, ku dëbora ka mbuluar disa qytete në rajonin e Atikës. Stuhia “Oqeania” e kanë pagëzuar meteorologët grekë valën e të ftohtit që ka sjellë temperatura deri në -10 gradë Celcius.

Kapriçot e motit zbardhën për herë të parë që prej 1949 Los Angelesin, ku dëbora është një fenomen thuajse i pamundur. Disa dhjetëra shkolla mbetën të mbyllura si pasojë e  ngricave në qytetin e tropikal kalifornian.

Tv Klan