Kampionët e Kosovës eliminohen nga Champions

Pas Partizanit dhe Strugës ishte radha e Ballkanit për t’u eliminuar që në turin e parë të Champions League. Kampionët e Kosovës nuk ia dolën për të menaxhuar siç duhet fitoren në duelin e parë, të fituar 2-0, pasi u mposhtën thellë 4-0 nga Ludogorets.

Llogaritë u barazuan në pjesën e parë nga ana e bullgarëve, që në të dytën shënuan edhe dy herë të tjera për të eliminuar Ballkanin nga Champions League. Gjithsesi, rrugëtimi i skuadrës së Ilir Dajës në Kupat e Europës vijon, pasi do vazhdojë në turin e dytë të Conference League.

Klan News