Suharekasit barazojnë pa gola ndaj Astana, vendimtare dy duelet e radhës

Ballkani mban gjallë shpresat për tu kualifikuar në turin tjetër të Ligës së Konferencës. Kampionët e Kosovës u ndalën në një barazim pa gola nga Astana, pikë që mjafton për të qenë sërish kandidat për dy prej vendeve të para në grupin C. Ishte skuadra e teknikut Ilir Daja më kërkuese në fushën e lojës, në një sfidë ku dy ekipet menduan më shumë për tu mbrojtur dhe për të mos rrezikuar humbjen që mund të përkthehej në eliminim nga kompeticionet e Europës.

Mundësia më e mirë për gol u regjistrua 10 minuta para fundit, ku Gripshi u ndal vetëm në momentet e fundit nga portieri kundërshtarë. Në fund, një barazim i merituar për të dy skuadrat, që mbeten në kuotën e 4 pikëve në grupin eliminator të Ligës së Konferencës. Astana do të jetë pak më e lumtur duke pasur parasysh se katër pikë nga dy ndeshjet e saj me klubin kosovar i japin atyre një avantazh direkt. Gjithsesi, llogaritë për ta mbeten të hapura në dy takimet e radhës, ndaj rivalëve më të fortë të grupit, si Pëlzen dhe Dinamo Zagreb.

Klan News