Skena e Teatrit të Operës për të pestin vit është shndërruar në arenën e valseve të mrekullueshme vieneze që kanë përcjellë atmosferën elegante të festës së Vitit të Ri ashtu siç festohet në Vjenë me ballon e fundvitit.

Ishte “Marshi i Pashait” dhe “Polonezia Freskoret” dy pjesët që bënë uverturën e kësaj mbrëmjeje, ku nuk munguan gjërat shqiptare e himni kombëtar. Më pas valset e Shtrausit, Glinkës, tangoja e Astor Piazzellas apo një Polka kanë gjallëruar programin festiv nën interpretimin e trupës së baletit dhe orkestrës simfonike.

Një buqetë pjesësh të zgjedhura operistike shërbyen për t’i sjellë larmi festës në opera që do të prezantohej si më parë nga drejtori i Teatrit të Operës, mjeshtri Zani Ciko, këtë herë në krah të spikeres së TV Klan, Fjoralba Mishaxhi. Edhe pse nën ethet e të ftohtit në fund festa i ka takuar publikut, i cili ka pushtuar skenën e teatrit, duke bërë realitet ëndrrën e të valëzuarit në skenë të valseve magjike “Zëra pranverorë” e “Danubi blu”.

Këtë atmosferë vallesh, bashkë me urimin për më shumë fat çdokush që nuk e shijoi në skenë mund ta shohë në 1 janar në televizionin Klan./tvklan.al

Gazetare: Irma Toptani