“Hermetizimi i informacionit u këshillua nga ekspertët”

Ekspertët amerikanë të FBI po vazhdojnë të qëndrojnë në Tiranë për të hetuar mbi sulmin kibernetik ndaj sistemit të Agjensisë Kombëtare Shoqërisë së Informacionit. Zv. Kryeministrja Balluku shpjegon se edhe hermetizimi i informacionit zyrtar mbi këtë sulm ka qenë i këshilluar nga ekspertët.

“Në kanë kërkuar që të mos japim shumë informacion, por po vazhdon hetimi.”

Balluku siguron se tashmë të gjithë shërbimet online janë vendosur në funksion dhe qytetarët mund t’i aksesojnë ato nëpërmjet AKSH-it.

Balluku ishte në Drejtorinë e Kontrollit Teknik të Automjeteve në Vlorë, godina e së cilës është rikonstruktuar. Ministrja shprehet e kënaqur me mënyrën sesi ka funksionuar ky shërbim pasi ju hoq koncesionarit. Si tregues se rryshfeti në këtë shërbim “nuk pi me ujë” Balluku lajmëron se afro 30 për qind e makinave që i janë nënshtruar kontrollit fizik nuk kanë mundur të marrin dokumentin e kolaudimit.

Tv Klan