Balluku i përgjigjet Metës: E kemi informuar publikun për përmbytjet

Belinda Balluku


Balluku i përgjigjet Metës: E kemi informuar publikun për përmbytjet

20:15 08/01/2021

Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, është shprehur sot gjatë mbledhjes së Komitetit Ndërministror të Emergjencave Civile se falë masave të marrave është shmangur përmbytja e Shkodrës.

Më tej ministrja i është përgjigjur dhe akuzave të Presidentit Ilir Meta, i cili më herët tha se qeveria nuk ka informuar qytetarë lidhur me situatën që po përkeqësohej. Balluku u shpreh se gjatë gjithë ditës nëpërmjet mediave janë informuar qytetarët me anë të zëvendës ministrave.

Doja që ndalesha dhe në një moment tjetër, pasi kemi qenë në akuza se nuk kemi informuar publikun. Por të gjithë zëvendës ministrat kanë qenë në shërbim të qytetarëve me anë të mediave dhe i kemi informuar ata orë pas ore”, tha ajo.

Më tej ministrja ka dhënë disa detaje për hidrocentarelet në vend duke thënë se po prodhohen më shumë se 19 milionë kilovator në ditë.

Kuota në Fierzë kishte arritur në nivelin minimal historik, sot kuota është 277  metra. Nuk po gjenerohet energji për të ruajtur këto kapacitete. Reshjet do të vazhdojnë me intensitet deri në 1 pas mesnate, por do të ulen më pas. Prodhimi i energjisë në kaskadë është 19 milionë kilovator në ditë, ku është padyshim një nivel shumë i lartë”, tha Balluku.

Më herët Presidenti Ilir Meta ka akuzuar qeverinë se nuk kanë marrë seriozisht alarmin e ngritur nga IGJEUM për përmbytjet./tvklan.al






Të ngjashme