Balluku: Jo prishje arbitrare të kontratave të HEC-eve

Balluku: Jo prishje arbitrare të kontratave të HEC-eve

19:56 07/02/2019

Nisja e një procesi verifikimi për të gjitha kontratat e hidrocentraleve të vegjël nuk duhet të trembë investitorët. Garancinë e jep Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, në një takim me banorë të fshatit Labinot Mal në Elbasan, ku tha se nuk do të ketë prishje arbitrare të kontratave, për të mos shkaktuar kosto mbi buxhetin e shtetit.

Ndërsa Ministri i Mjedisit, Blendi Klosi, vë theksin te ruajtja e balancës mes zhvillimit dhe ruajtjes së ekosistemeve natyrore. Banorët e fshatit shprehën shqetësim për burimet ujore të zonës, të cilat sipas tyre, kërcënohen nga “HEC Labinot Fushë”.

Të dy ministrat dhanë garanci se do të analizohet e gjithë problematika e shfrytëzimit të burimeve natyrore, për të mos lejuar cënimin e interesave të banorëve të zonës.

Tv Klan

Të ngjashme
UKT