Ndërtimi i portit të ri turistik në Durrës dhe atij të mallrave në Porto Palermo, por edhe në qytete të tjera të vendit kërkon më shumë burime njerëzore të kualifkuara në industrinë detare. Për këtë arsye është Themeluar Qendra e Ekselencës për Çështjet Detare, (CEMA) nëpërmjet të cilës do të kualifikohen profesionistët e rinj që lidhën me këtë sektor.

“Asnjë projekt, asnjë strategji, asnjë ide nuk mund të jetë e suksesshme nëse ne nuk kemi burime njerëzore. Burimet njerëzore të specilizuara janë domosdoshmëri. Kemi nevojë që këto talente t’i ushqejmë me dije. Industria detare është e rëndësishme për ekonominë shqiptare”, është shprehur Balluku.

Balluku u ndal edhe të zhvillimet dhe projektet e tjera portuale dhe rëndësia e ngritjes së kësaj qendre.

I pranishëm në këtë aktivitet ishte dhe drejtori i Komunitetit të Transportit, Matej Zakonjsek. Kjo është një organizatë ndërkombëtare në fushën e mobilitetit dhe transportit, ku veç vendeve të BE-së, bëjnë pjesë edhe gjashtë partnerët rajonalë të Ballkanit Perëndimor.

Marrëveshja e bashkëpunimit për ngritjen e kësaj qendre është firmosur mes Universitetit të Durrësit, Autoritetit Portual dhe Qendrës për Bashkëpunim dhe Zhvillim.

Klan News