“Punimet me ritme të shpejta, pavarësisht problematikës” 

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, garanton se në Tetor qeveria do t’i japë zgjidhje  çështjes së shpronësimeve për pronarët e banesave në gjurmën ku kalon Unaza e Madhe e Tiranës.

Ky projekt sipas ministres, ka ecur me ritme të shpejta gjatë verës, pavarësisht problemeve që ka sjellë çështja e shpronësimeve

Balluku tha se nga ndërtimi i Unazës së Madhe nuk do të përfitojë vetëm qyteti i Tiranës.

Ndërsa kreu i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Sonila Qato garantoi për cilësinë e punimeve që po kryen.        

Në pjesën Lindore të Unazës së Madhe të Tiranës projekti parashikon hapësira të gjelbërta për qytetarët, trotuare, sistemimin e shtratit të Lanës si dhe ndërtimin e 5 veprave të artit.

Tv Klan