Ministrja garantoi qytetarët se energjia elektrike nuk do të mungojë në natën e ndërrimit të viteve

Nata e ndërrimit të viteve pritet që të ketë ngarkesë në rrjetin e shpërndarjes së energjisë elektrike. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjitikës, Belinda Balluku, i siguroi qytetarët se problemet që mund të dalin do të zgjidhen menjëherë për shkak se grupet janë në gatishmëri.

Gjatë konferencës me mediat, ministrja Balluku tha se në 2022, fokusi kryesorë do të jetë tek investimet. Drejtori i OSHEE-së, Ardian Çela, bëri me dije se rezultatet e investimeve të bëra ndër vite kanë nisur që të japin rezultate. 

Ndërsa përsa i përket krizës energjetike, që preku Shqipërinë, por edhe rajonin, Ministrja  Balluku u tregua optimiste dhe tha me sigurisë se do ia dalim.

Klan News