“Negociata për linjën nënujore me Italinë”

Për të konsoliduar më tej sektorin e energjisë së rinovueshme, qeveria vendosi të mos japë asnjë leje për ndërtimin e parqeve fotovoltaike pa u shoqëruar me dokumentin e pronësisë apo qiramarrjes nga ana e investitorit. Zv/Kryeministria Belinda Balluku tha se ky vendim e vendos avancimin e projekteve në këtë sektor në kushte të sigurta dhe i jep fund eksperimenteve.

Balluku konfirmoi se qeveria shqiptare është në fazën fillestare lidhur me negociatat me Italinë për linjën nënujore të transmetimit të energjisë.

Balluku nuk përjashtoi edhe mundësinë e rritjes së pensioneve, për të cilën tha se vendimi do të merret në mbledhjen e radhës së qeverisë që pritet të mbahet të premten.

Tv Klan