Këtë të premte u shpall konsorciumi fitues për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, e ftuar në Klan Neës tregoi se kur do të nisin punimet.

“Nuk duam që të harxhojmë më shumë se 30 ditë në fazën e negociimit, pas 30 ditësh shpresojmë që të kemi një kontratë të firmosur dhe të kemi përfundimin e këtij procesi për të nisur me ndërtimin.”

Ministrja zbuloi një dëshirë të pronarit të kompanisë fituese…

“Unë besoj që zoti Pacolli e ka edhe një sfidë personale pasi ka dashur prej kohësh që të ndërtojë në Shqipëri një vepër që do të mbajë emrin e tij.”

Balluku tregoi se ku do të jete fluturimi i parë nga Kukësi. 

“Për pak ditë nis faza e certifkimit dhe ne do të kemi një fluturim, atë që kryeministri e ka premtuar gjatë muajit Prill.”

Kur do të marrë fund makthi I trafikut tek unaza e madhe? Balluku ka një përgjigje:

“Brenda datën 31 Mars të ketë edhe hapje të një tuneli të dytë, pra të hapen dy drejtimet edhe ai që vjen në Tiranë edhe ai që shkon për Durrës.”

PD kallëzoi më SPAK  Belinda Ballukun për  6 vepra penale për koncesionin 30 milionë euro të kalatës së Portit të Durrësit. Si e priti ajo?

“Nuk jam njohur e as nuk dua ta komentojë, pasi besoj që PD e ka propagandë dhe pjesë të fushatës kështu që patjetër do të ketë dhe të tjera si këto.”

Presidenti Ilir Meta nuk është dakord që koncesioni i aeroportit “Nënë Tereza” të zgjatet me 13 vite.

“Kemi dhënë të gjitha përgjigjet tona, i jemi përgjigjur edhe presidencës me shkresë sipas kërkesës së tyre, kështu që kemi kryer gjithë detyrën si Ministri.”

Ministrja foli edhe si politikane kur tha se në të tilla rrethana do të kishte një kërkesë për kryetarin e partisë së saj, Edi Rama.

“Nëse Agron Hysenlliu do të ishte gjallë, unë do kisha bërë një veprim publik dhe do i kërkoja kryetarit sigurisht nëse do të isha në listë, që të zëvendësohesha nga Agroni.

Ministrja e Infrastrukturës tregoi në fund se pa përfunduar aeroporti i Vlorës, nuk do të nisë puna për atë të Sarandës.

Klan News