Tregu i energjisë dhe aktorët e këtij tregu ishin në fokus të diskutimit të hapur të Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku me përfaqësuesit e sektorit publik dhe privat.
Sipas Ballukut, ky ka qenë një nga 5-vjeçarët më të mirë për sektorin energjetik.
“Se 5 vjeçarët e mëparshëm kanë qenë ose 5 vjeçar errësire ose emergjence.”
Balluku thotë se Shqipëria është një qendër jo vetëm e rajonit.
“Shqipëria sot është kthyer në një hub energjitik, jo vetëm për Ballkanin Perëndimor, flitet për ndikimin tonë në Evropën Juglindore aktualisht.”
Të tilla tryeza për Ballukun kanë domethënie dhe rëndësi për të kuptuar sfidat dhe vendimet që duhen ndërmarrë.
“Jemi shumë më të avancuar në disa raste edhe se vetë shtetet e BE-së për shkak të kapaciteteve të burimeve të rinovueshme.”
Përmes vendimeve të duhura sipas Ballukut u ul çmimi i energjisë për 1 milion e 70 mijë abonentë familjarë.
Tv Klan