“Përmbyllet një nga fazat më të rëndësishme”

Strategjia e Specializimit Inteligjent, S3, do të jetë udhërrëfyesi për të gjitha programet dhe reformat që do të ndërmerren në të ardhmen nga qeveria shqiptare. Kështu deklaroi zëvendëskryeministrja, njëherësh ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku në takimin e zhvilluar mbi Strategjitë e Specializimit Inteligjent.

“Vendi ndodhet në një nga momentet më të mira ekonomike të konsoliduara, siç tha FMN. Njerëzit që duhet të identifikojnë për strategjitë prioritare. Na duhen profeisonistë të kualifikuar që të na sjellin inovacionin, të tërheqin pjesën tjetër të administratës, biznesit e të gjithë kontributorëve.”

Për numrin dy të qeverisë, strategjia e re është pjesë e konsultimeve të zhvilluara dhe bazuar në Programin Qeveritar 2030.

“Ne duhet të punojmë për të përdorur burimet tona natyrore. Një nga pjesët e rëndësishme është diverfisikimi i burimeve të rinovueshme, që ka nisur prej kohësh e ka dhënë frute, duke nisur nga parqet eloike.”

Numri dy i qeverisë theksoi se dokumenti do të ketë ndikim edhe në avancimin e procesit të integrimit të Shqipërisë në BE.

“Dokumenti i strategjisë do të jetë shumë i rëndësishëm. Do të validohet nga Komisioni Europian. Ekipi ka filluar punën e do të ketë mbështetjen e Komitetit Ndërministror.”

Një vëmendje në këtë strategji i kushtohet edhe thithjes së profesionistëve të kualifikuar nga diaspora për të kontribuuar në zhvillimin e vendit.

Tv Klan