Programe të rëndësishme ku sipërmarrjet mund të përfitojnë mbështetje dhe grante nga BE
Zv/Kryeministrja Belinda Balluku, njëherazi dhe ministre e Insfrastukturës dhe Energjisë, ishte pjesë e panelit, “Instrumentet e BE-së për Ndërmarrjet dhe Politikat Industriale sipas Kapitullit 20 të Negociatave të Anëtarësimit”. Sipas Ballukut, është e rëndësishme thithja e fondeve nga Bashkimi Europian, të cilat aktualisht nuk janë në nivelin e duhur.
“Kemi filluar të identifikojmë fusha të rëndësishme ndërveprimi sidomos ato ekonomike. Ngritjen e infrastrukturës për të përfituar fonde të programeve ekonomike. Kemi konstatuar se nuk kemi patur një instrument për të udhëhequr sipërmarrësit tanë, në këtë proces të ri për Shqipërinë por që ka kohë që ndodhet dhe që vendet e tjera edhe ata të rajonit e kanë aksesuar”.
Sipas zv.kryeministres Balluku po identifikohen fushat ku do të bashkëpunohet me institucionet e Bashkimit Europian për të përfituar fonde, nëpërmjet disa prej programeve më të rëndësishme.
“Një nga programet që tashmë është i hapur dhe shumë i rëndësishëm është Growth Plan cila është një paketë prej 6 miliardë Eurosh që do të aksesohet përmes granteve dhe kredive dhe që është e destinuar për rajonin tonë. Nga ana tjetër duhet pasur parasysh që një program shumë i rëndësishëm është Horizon i cili ka një disponueshmëri prej 95.5 miliardë Eurosh të cilat përmes konkurencës, projekteve dhe instrumenteve të ndryshëm mund të aksesohet nga bizneset private.”
Aktiviteti u zhvillua në kuadër të Javës Ndërkombëtare të Sipërmarrjes.
Klan News