Ministrja e Infrastrukturës: Është projekti më ambicioz, kemi një plan të qartë për zbatimin

E pranishme në samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor, ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev.

Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, Balluku thotë se diskutimet ishin rreth projekit për jetësimin e korridorit të VIII si dhe çështje të tjera dypalëshe.

“Gjatë takimit të Liderëve të Ballkanit Perëndimor, zhvilluar në Vjenë, pata mundësinë për të diskutuar nga afër bashkëpunimin tonë rajonal me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev. Jetësimi i korridorit të VIII është projekti më ambicioz mes vendeve tona dhe ne kemi një plan të qartë për zbatimin e tij”, shkruan ndër të tjera ministrja Balluku.

Klan News