Gara për turizmin hapësinor po ndez të gjitha raketat, por një kompani është e vendosur që të realizojë “rrugën e vetme pa karbon, pa çlirim të tij” për të udhëtuar në kufijtë e kozmosit.

Space Perspective, një kompani nga Florida, SHBA, planifikon të ngrejë  pasagjerët në aventura suborbitale në lartësinë e 30 kilometrave, brenda një kapsule me presion që duket njësoj si një balonë me ajër, por në versionin e teknologjisë së lartë.

Kapsula sferike ka një dizajn me më shumë hapësirë dhe është më e sigurt ndaj rezistencës së presionit. Space Lounge ka edhe sedilje të lëvizshme, ndriçim në varësi të humorit dhe një bar të pajisur mirë.

Dritaret reflektive, të ngjashme me helmetat e astronautëve ruajnë temperaturat teksa një sistem i ri termal është në pritje të patentimit.

Kapsula hapësinore ka përmasa gjigande, një stadium futbolli mund të pluskonte brenda saj./tvklan.al