Deputeti Denis Deliu, i cili ka një karrierë të pasur në fushën ushtarake, ka qenë i ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” për të folur në lidhje me balonën spiune kineze. Deliu dha detaje se çfarë informacionesh mbledhin këto lloj balonash dhe teknologjinë e lartë me të cilën janë ndërtuar.

“Gjatë misioneve tona ushtarake në Afganistan, në vitin 2012 në çdo bazë të rëndësishme amerikane ushtarak e kishte një ose dy balona. Shërbenin për operacioni zbulimi, mbledhje të dhënash, shërbenin si mjete komunikimi me avionët e forcave ajrore, transmetimi të dhënash në kohë reale. Balona në bazën tonë mbikëqyrte dhe survejonte në një largësi prej 100 kilometër. Me shumë cilësi të lartë. Në distancën 45 kilometra kjo balonë ishte në gjendje të dallonte gjininë e një kafshe, mashkull apo femër. Kishte kamera shumë cilësore kishte dhe 7 sensorë. Kishte 3 lazera, që ne i kemi vizituar. Ne i kemi vizituar sepse i kishim në bazë. Madhësia është ajo që kanë thënë, rreth 3 autobusë. Në bazat tona ato nuk ishin të lëvizshme, kishin një stacion bazik dhe ngriheshin me kavo metalike rreth 1 kilometër në lartësi dhe komandoheshin në varësi të motit të kohës. Nuk është gjuajtur kurrë nga talebanët, ngaqë ngrihej një kilometër lart dhe distanca që mblidhte dhe jepte në kohë reale nuk i lejonte talebanët të afroheshin dhe të sulmonin. Në atë kohë kur ndodheshim në operacion special, një balonë për shkak të motit të keq u këput kavoja metalike dhe ajo fluturoi drejt Pakistanit. U detyruan forcat amerikane ta gjuajnë me avionë luftarakë dhe kjo balonë kushtonte rreth 30 milionë dollarë”, tha Deliu./tvklan.al