Balotelli mund të rikthehet tek Italia




Balotelli mund të rikthehet tek Italia

16:59 22/01/2022

Trajneri Mancini do ta grumbulloje në një stazh stërvitor

Mario Balotelli mund të rikthehet tek Italia. Sky Sport bën të ditur se trajneri Roberto Mancini ka vendosur ta grumbullojë në një stazh stërvitor në fund të Janarit. Sulmuesi i njohur italian ka më shumë se 3 vjet që nuk është pjesë e përfaqësueses dhe ky mund të jetë një shans për të luajtur përsëri.

Balotelli aktualisht luan në kampionatin turk Adana Demirspor, që drejtohet nga Vincenzo Montella ku ka shënuar 8 gola në 20 ndeshje. Në moshën 31-vjeçare SuperMario duhet të bindë që vlen ende në grumbullimin që do të kryhet nga 26 deri më 28 Janar në momentin kur Serie A do të pushojë.

Mario Balotelli ka shënuar 14 gola në 36 ndeshje me Italinë.

Tv Klan











Të ngjashme