Detaje të rënda dhe rrëqethëse vijnë nga SHBA në lidhje me vrasjen e 27-vjeçares shqiptare Joana Peca. Ajo u qëllua në makinë të shtunën pasdite. Nëna e dy fëmijëve u vra brenda në makinë në sy të dy vogëlushëve të saj. Autor i kësaj ngjarje dyshohet se është i dashuri i saj, Benjamin Robert Williams, pseudonimi i të cilit është “Bambi”.

Autori i dyshuar i ngjarjes

Autoritetet thonë se Peca u qëllua në momentin që kishte foshnjen në prehër. Fëmija tjetër i saj ndodhej në sediljen e mbrapme dhe fatmirësisht asnjë prej tyre nuk kanë pësuar dëmtime.

“Fëmijët janë të tmerruar nga ajo që ka ndodhur. Dy fëmijë të vegjël do të flejnë pa nënën e tyre, dhe ne kemi shumë dëshirë që të vendosim drejtësi për përgjegjësin, personin ose njerëzit që janë përgjegjës për vdekjen e saj”, tha një zëdhënëse e policisë.

Viktima, Joana Peca

I dashuri i shqiptares është njëkohësisht edhe babai i fëmijës më të vogël. “Bambi” është emër i njohur për drejtësinë pasi lidhet edhe me disa çështje të hapura për disa vrasje. Për informacionet që mund të ndihmojnë në kapjen e tij policia jep shpërblim deri në 5 mijë Dollarë.

Ai përshkruhet si një njeri i armatosur dhe i rrezikshëm./tvklan.al