Bamirësi për të prekurit nga uraganët

Bamirësi për të prekurit nga uraganët

00:15 17/10/2017

Miliona dollarë janë mbledhur mbrëmjen së dielës në One Voice.

Koncerti ka bashkuar yjet e muzikës si Demi Lovato, Bruno Mars e shumë të tjerë në një kauzë shumë të rëndësishme, atë të bamirësisë.

Përmes telefonatave të bëra në kohë reale, artistët kanë kërkuar dhurim të hollash për t’i ardhur në ndihmë njerëzve të prekur nga fatkeqësitë natyrore. Po ashtu artistët kanë performuar për të gjithë të pranishmit këngët e tyre më të njohura.

Aktiviteti u prezantua nga bukuroshja Jeniffer Lopez, ish bashkëshorti Marc Anthony dhe i dashuri i saj aktual Alex Rodriguez. Mesa duket kur bëhet fjalë për bamirësi, brengat e dashurisë lihen mënjanë nga yjet e Hollivudit.

Pjesë e mbrëmjes ka qenë edhe moderatorja e njohur Ellen DeGeners, e cila ka prezantuar një pjesë të spektaklit.  

KLAN PLUS

LAJMET
Të ngjashme
UKT