Çifti financon mjekimin e 7-vjeçarit me kancer

Cristiano Ronaldo dhe partnerja e tij, Georgina Rodriguez kanë treguar edhe njëherë shembullin e tyre jashtë profesionit. Çifti i njohur ka hapur kuletën për të ndihmuar në financimin e trajtimit të kancerit të një fëmije.

Bëhet fjalë për djaloshin portugez, Tomas, i diagnostikuar me neutroblastomi të rrallë të kancerit në Shtator 2019. Prindërit e 7-vjeçarit apeluan për ndihmë dhe kësaj thirrje iu përgjigjën menjëherë Ronaldo dhe Rodriguez. Gjithçka u konfirmua nga motra e Georginës, Ivana, e cila në rrjetet sociale nuk nguroi të falenderojë çiftin për këtë angazhim.

“Faleminderit Georgina dhe Cristiano për ndihmën, solidaritetin dhe zemrën tuaj të madhe. Faleminderit pafund për të na ndihmuar në mënyrë që Tomas të marrë trajtimin e nevojshëm”.

Tashmë, 7-vjeçari është regjistruar në një spital në Barcelonë për të kryer analiza dhe konsulta onkologjike. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo jep donacione bamirësie.

Marsin e kaluar, kur pandemia shpërtheu, Ronaldo dhe agjenti i tij, Horge Mendes dhuruan 1 milionë Paund për të ndihmuar spitalet në luftën kundër sëmundjes. Ai është gjithashtu ambasador për shoqatat Save the Children, Unicef ​​dhe World Vision.

Klan News