Në  Gjykatën e Tiranës ka filluar procesi gjygjësor i Bandës së Pusit të Muzinit. Sipas përfaqësuesit të akuzës Rahim Gjana mbi të rinjtë rëndojnë 12 vrasje. I akuzuari Shpëtim Muka, 31 vjeç, u mbrojt nga avokati Maksim Haxhia i cili do të mbrojë dhe dy të tjerët, Lulzim Aliaj 25 vjeç dhe Ervis Zanaj 17 vjeç. Seanca e sotme është shtyrë pasi mungonte raporti mjeko- ligjor mbi gjëndjen psiqike të Elvis Zanaj dhe vetëm kur ky raport te vijë në gjykate do të vazhdojë proçesi.

Pamje nga Gjykata e Tiranës./tvklan.al