Gazetari Ferdinand Dervishi thotë se lulëzimi i bandave kriminale në vendin tonë kishte nisur para 1997-s. Nga studio e “Opinion” ku flitet për historinë e bandave në Shqipëri, Dervishi foli për bandën e parë të strukturuar kriminale të Tiranës, që sipas gazetarit ishte ajo e Naim Zyberit.

“Mund të them që Gaz Muçën e vrau një bandë, Gazi vetë nuk dihet se çfarë vrasje ka bërë në Shqipëri dhe nuk njihet asnjë vrasje në Shqipëri. Ai kishte më shumë famën që erdhi nga andej. Vrasje nuk i njihet asnjë në Shqipëri. Ai është vrarë nga Naim Zyberi dhe Franc Konomi, sepse vëllai i vet kishte vjedhur një motoçikletë. Ndërkohë që ky grupi tjetër, ku ishte i përfshirë Naim Zyberi, ishte grup i mirë strukturuar, mund të them që banda e parë e famshme në Tiranë, ishte banda e Naim Zyberit, një tjetër me mbiemrin Maçja e ca të tjerë, të cilët pak më prapa vajtën i vunë gjobë Mirit të Xhikes dhe Artur Grorit, vëllait të Arben Grorit. Pastaj vranë Artur Grorin në derë të shtëpisë, ku vajtën të merrnin gjobën. Pra ishin mjaft të fuqishëm, morën shumë emër pas vrasjes së këtij. Nëse do të themi për një bandë kriminale, të strukturuar të Tiranës, kjo ka qenë në e asaj kohe Naim Zyberit, Maçit dhe Konomit e me radhë. Kjo ka qenë një bandë. Sepse vajtën i vunë gjobë, një grupi të fortësh të tjerë, të cilët dihet që kishin bërë lekë me drogë, etj. Pra nuk është në 97-n, është më herët lulëzimi i bandave”./tvklan.al