Sot në Gjykatën e Tiranës u zhvillua seanca e fundit gjyqësore për kryetarët e bandës së Yzberishtit ku morën dhe dënimin me burg të përjetshëm. Gjyqtari Agim Bendo shpalli fajtorë vëllezërit Abdullari dhe pjesëtarët e tjerë të bandës dhe i dënoi për krimet e bëra. Akuzat që rëndonin mbi to ishin vrasje me dashje, grabitje me armë me pasojë vdekjen e disa shtetasve dhe vrasjen e tregtarit italian Stefano Rosi. Ata akuzohen gjithashtu për grabitje të shumave të mëdha parash ,armëmbajtje pa leje dhe kundërshtim të Forcave të Rendit. Gjyqtari dha dënimet për to ku më të rënduar në akuza ishin vëllezërit Abdullari. Në fund të seancës gjyqtari Bendo tha se dënimi i tyre fillon që me ditët e paraburgimit e ndërsa për të pandehurit e tjerë qe janë gjykuar në mungesë do të vuajnë dënimin kurdo që të kapen nga policia.

Pamje nga seanca e fundit të gjyqit të Bandës së Yzberishtit, gjyqtari Agim Bendo./tvklan.al

Gazetar : Eduart Frangaj