Policia britanike ka publikuar sot një raport dhe shkruan se bandat shqiptare vijojnë të kryejnë aktivitet në Sheffield. Sipas BBC-së, policia ka sekuestruar miliona Paund dhe dhjetëra automjete që ishin pronë e bandave shqiptare.

Po ashtu bëhet me dije se bandat janë shumë të dhunshme dhe përdorin armët e zjarrit. Lidhur me këtë çështje, komandanti i Policisë në Sheffield, Una Jennings, tha se tashmë është krijuar një ekip i dedikuar kundër kriminelëve të armatosur.

Nga ana tjetër bandat shqiptare në Britani njihen dhe për kultivimin e kanabisit nëpër banesa që i kanë shndërruar në laboratorë.

Vetëm në javën e fundit njësia e re kundër krimit ka zbuluar mbi 3,239 bimë kanabis që nëse do dilte në treg do kapte vlerën deri në 2.9 milionë Paund. Gjithashtu janë arrestuar dhe 98 persona dhe janë sekuestruar 63,000 Paund dhe mbi 120 automjete. /tvklan.al