Gazetarja Fatjona Mejdini ka qenë e ftuar këtë të hënë në emisionin “Opinion”. Ajo ka folur në lidhje me vizitën e saj Amerikën Latine, më konkretisht në Kolumbi dhe Ekuador, për të hetuar mbi bandat shqiptare.

Sipas Mejdinit, bandat shqiptare janë mediatizuar shumë dhe roli i tyre është ekzagjeruar. Sipas saj, një nga problemet kryesore të Ekuadorit janë meksikanët, por edhe banda të tjera.

“Janë mediatizuar së tepërmi. Janë mediatizuar përtej peshës reale. Mendoj që roli i tyre është ekzagjeruar. Sot një nga problemet kryesore që Ekuadori ka janë meksikanët që i përdorin brigjet e tij për të trafikuar kokainë në vendin e tyre ose Amerikë. Edhe kolumbianët vetë i përdorin portet e Ekuadorit. Është mafia ruse, askush nuk flet për të, por është e vendosur. Janë serbët, janë malazezë. Ekuadori po përdoret sot nga shumë nacionalitete”, është shprehur Mejdini./tvklan.al