Një banesë është përfshirë nga flakët e zjarrit në orët e para të mëngjesit. Ngjarja ka ndodhur në qytetin e Elbasanit rreth orës 02:00, raporton ABC News.

Në momentin kur ra zjarri, në apartament ndodhej një çift të moshuarish. Ata u dërguan në spital për trajtim mjekësor pasi pësuan asfiksi nga flakët. Zjarrfikësit që shkuan në vendngjarje, bënë të mundur shuarjen e zjarrit dhe nisën hetimet për të përcaktuar shkaqet. /

tvklan.al