Një 67-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një banesë në lagjen 5 të qytetit të Korçës.

Viktima është E.R. 67 vjeç që mendohet se humbi jetën si pasojë e asfiksisë. Zjarri në banesë dyshohet të ketë rënë si pasojë e një shkëndije elektrike.

Në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse dhe policia. Grupi hetimor nisi punën për zbardhjen e shkaqeve. /tvklan.al