Veliaj: Do të vijojmë rindërtimin e shtëpive të dëmtuara nga tërmeti

Katër muaj pasi tërmeti i 26 Nëntorit i prishi shtëpinë, pjesëtarët e familjes Aluku në Kashar kanë hyrë në banesën e re të rindërtuar nga Bashkia e Tiranës.

Çelësat ju dorëzuan nga kryebashkiaku Veliaj i cili siguroi se është vetëm çështje kohësh që të përfundojë rindërtimi edhe i banesave të tjera.

“Ndihem shumë mirë sot, Besnik, që u fute në shtëpinë e re. E mbaj mend atë ditë kur u takuam, ishte edhe Kryeministri, kurse ti kishe shumë pak besim. Në fakt, natyra njerëzore është e tillë, po nuk e pa me sytë e tij, nuk e beson. Jemi në muajin e Ramazanit dhe jam i lumtur që sot futesh në shtëpinë e re. Mesazhi që duhet të japim është se shtëpitë do t’i bëjmë të gjitha, por me radhë. Pra, fillimisht, ju që u prekët në shtator, pastaj djali dhe 870 familjet e tjera që u prekën në nëntor, të cilat do t’i fillojmë shumë shpejt”.

Kreu i Bashkisë shtoi se për çdo shtëpi të dëmtuar ka edhe një dosje të plotë. Ai siguroi se banesat më të dëmtuara do të rindërtohen nga e para, ndërsa për ato me dëme më të lehta, do të bëhen riparimet e nevojshme.

Tv Klan