Shqipëria vlen 153,6 miliardë Dollarë. Kështu thotë Banka Botërore në një vlerësim të fundit të saj duke përfshirë njerëzit, pasuritë natyrore dhe prodhimin kombëtar, bazuar në të dhënat që i përkasin vitit 2014.

Vlerën më të madhe e ka kapitali njerëzor, me rreth 66 miliardë Lekë, duke zënë kështu 42 % të totalit të pasurisë së Shqipërisë.

Më pas vjen prodhimi kombëtar i vendit me rreth 54 miliardë lekë që zë 34%. Ndërsa pasuritë natyrore të vendit tonë ku janë përfshirë pyjet, tokat bujqësore dhe zonat e mbrojtura janë vlerësuar nga Banka Botërore me 38 miliardë Dollarë,  duke zënë 24 % të totalit të vlerës së Shqipërisë.

Banka Botërore vlerëson se pasuria e kombeve u rrit ndjeshëm midis 1995 dhe 2014 dhe vendet me të ardhura të mesme po arrijnë në vendet me të ardhura të larta.

Vendet e para në listë i zënë vendet anëtarë të OECD, ndërsa të fundit renditen vendet e Afrikës Nën Sahariane.

Klan Plus