Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%. Guvernatori Gent Sejko e lidhi vendimmarrjen e këshillit mbikëqyrës me performancën e mirë të ekonomisë ndikuar nga konsumi, investimet dhe inflacioni në nivele të ulëta.

“Maksimumi i huasë do të jetë 85%, për shtëpinë e parë dhe 80% në shtëpinë e dytë, ose shtëpi të dhëna me qira për monedhën lekë. Kjo vlerë do të jetë 75% për shtëpinë e parë dhe 70% për shtëpinë e dytë ose të dhënë me qira lidhur me monedhën me valutë të huaj. Po kështu kësti ndaj të ardhurave si raport do jetë në nivelin 40%”, tha Sejko.

Nga ana tjetër Banka e Shqipërisë vendosi ta mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin 2.75%.

“Gjatë 2-3 mujorëve të fundit, inflacioni vijon të qëndrojë në nivele të ulëta dhe pranë objektivit, ndërsa tregjet financiare kanë qenë të qeta dhe kreditimi në sektorin privat ka shënuar rritje”, tha Sejko.

Për Bankën e Shqipërisë ndryshimet në tregjet e jashtme me tarifat e reja tregtare  kërcënojnë stabilitetin e inflacionit i cili parashikohet të arrijë në objektivin 3% në gjysmën e parë të 2026.

Tv Klan